Çelet sezoni turistik në Parkun Kombëtar të “Shebenik-ut”

schedule18:00 - 22 Maj, 2022

schedule 18:00 - 22 Maj, 2022

Festa e Parkut Kombëtar “Shebenik” ka nisur me çeljen e sezonit turistik.

Aktivitet të shumta u mbajtën në një nga atraksionet më të bukura turistike, në “Fushë Studë”. Këngët dhe vallet tradicionale, panairi i produkteve bio, janë mënyrat më të mira për promovimin e kësaj zone.

Përveç komunitetit të zonës të cilët çdo vit marrin pjesë në festën me gatimet tradicionale, zona u vizitua dhe nga turistë./Abcnews.al