Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç.
Sipas policisë, Enrik Lamçe, 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti, shtetasit Rosela Qori, Doraldo Mujo, Florian Hyka, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe Arjol Bici, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.
Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al/