Finalja e Conference League do të luhet më 25 në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, ku Roma dhe Feyenoord do të vihen përballë njëra-tjetrën për trofeun e madh.
Në konferencën e dhënë për mediat italiane, trajneri i Romës, Jose Mourinho është shprehur i kënaqur që do të vizitojë Shqipërinë për faktin se është një nga pak vendet ku portugezi shton se nuk ka luajtur ndonjëherë, por edhe sepse siç thotë vetë ai në vendin tonë ka shumë miq.
“Finalja në Shqipëri për mua është një kënaqësi. Një kënaqësi e dyfishtë, kënaqësi sepse luajmë në finale dhe sepse shkoj për herë të parë një një prej pak vendeve në Europë ku nuk kam luajtur, kënaqësi edhe sepse kam miq në Tiranë.”-deklaroi tekniku.
Përgatitjet për finalen e Conference League kanë javë që kanë nisur dhe tashmë të gjithë janë në pritje të dy skuadrave që të vijnë në vendin tonë.
/f.a/abcnews.al