Të paktën 137 persona kanë mbetur të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur si pasojë e disa shpërthimeve në kisha e hotele në Sri Lanka.
Sipas BBC, të paktën 6 shpërthime ndodhën në 3 kisha në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa, gjatë kohës që mbaheshin shërbimet e Pashkëve.
Hotelet Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të cilën ndodhen në Colombo, ranë gjithashtu pre e sulmeve. Në mesin e të vrarëve në Colombo, të paktën 9 prej tyre janë shtetas të huaj.
Presidenti i vendit Maithripala Sirisena u bëri thirrje njerëzve që të ruanin qetësinë dhe të mbështesnin autoritetet në hetimet e tyre.
Ndërsa Kryeministri Ranil Wickremesinghe thërriti një mbledhje emergjente.
“Dënoj me forcë sulmet mbi njerëzit tanë. U bëj thirrje popullit të Sri Lanka që të qëndrojnë të bashkuar dhe të fortë gjatë këtij momenti tragjik”, tha ai.
Ministri i Financave, Mangala Samaraweera në një postim në Twitter tha se sulmet ishin të mirë koordinuara me qëllim që të krijonin kaos e anarki dhe të vrisnin sa më shumë njerëz të pafajshëm.
Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve.
Kohët e fundit në vend është rritur frika se luftëtarët e Shtetit Islamik, të rikthyer nga Lindja e Mesme mund të kthehen në kërcënim për vendin.
Që prej fundit të luftës civile në Sri Lanka, në 2009-n, ka pasur raste sporadike dhune, kryesisht nga anëtarët e komunitetit Budist Sinhala, të cilët në qendër të sulmeve të tyre kanë xhami dhe prona të myslimanëve. Kjo bëri në që Mars të 2018-s në vend të shpallej emergjenca kombëtare./abcnews.al