Skuadra e Kukësit ka fituar ndaj Tiranës me shifrat e pastra 2-0. Një gol për secilën pjesë realizuan verilindorët ndërkohe që kryeqytetasit nuk përfituan nga barazimi i rivalit direkt për mbijetesë me Kastriotin.
Tirana nuk ia del të marrë pikë në sfidën ndaj Kukësit. Verilindorët fituan me shifrat e pastra 2-0 ndërkohe që bardheblutë nuk përfituan nga ndalesa e Kastriotit, rivalit direkt për mbijetesë. Sfida nis e qetë dhe pa shumë raste shënimi ndërkohe që shkëndija e parë e cila përfundoi në gol erdhi në minutën e 34. Athemi përfiton nga je gabim i Dokës pason për Shkurtaj i cili realizon qetësisht me portën e boshatisur.
Tirana i afrohet golit numër minutën e 47 me hoxhallarin nga goditja e dënimit e cila përfundoi në traverse. Të pafat bardheblutë.
Në pjesën e dytë Tirana është me kërkuese por nuk ka shumë qartësi para portës ku mungon finalizimi.
Ishte minuta e 86 ku Rexhinaldo pati mundësinë për të mbyllur ndeshjen por godet jashtë.
Tre minuta me pas është Tirana që i afrohet golit me imamin por Frashëri devijon në këndore.
Tirana shpërdoron dhe Kukësi vulos takimin në minutën e 5 shtesë. Vasil Shkurtaj realizon një gol mjaft të bukur për shifrat 2-0. Pas javës se 30 Kukësi rendite në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 51 pikëve. Sa i përket Tiranës, bardheblutë pozicionohen në vendin e tetë me 36 pikë, 5 pikë më shumë se Kastrioti./abcnews.al