“Nga një ferr në tjetrin”, ushtarët që u larguan nga Azovstali flasin më në fund me të afërmit e tyre

schedule13:55 - 21 Maj, 2022

schedule 13:55 - 21 Maj, 2022

Për javë të tëra, ushtarët ukrainas brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol kanë zbrapsur forcat ruse, duke lejuar civilët brenda të evakuohen gjatë pauzave të rralla të bombardimeve të vazhdueshme, shkruan CNN.

Të premten, Rusia pretendoi se mbrojtësit e fundit brenda fabrikës ishin dorëzuar duke marrë tashmë kontrollin e Mariupolit. Ukraina nuk e ka konfirmuar këtë pretendim dhe CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e forcave ukrainase që kanë mbetur të bllokuar brenda fabrikës.

Por videot e postuara në internet duket se tregojnë luftëtarët e mbetur duke u larguar nga fabrika e çelikut – një ditë pasi një komandant ukrainas brenda publikoi ​​një video mesazh duke urdhëruar ushtarët të dorëzoheshin dhe të shpëtonin, duke i dhënë fund mbrojtjes së Mariupolit.

Personat e evakuuar ndodhen në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe disa nga familjet e tyre më në fund kanë komunikuar me të dashurit e tyre.

“Komunikova me burrin tim dy ditë më parë. Situata është e vështirë dhe e tmerrshme,” tha Natalia Zarytska, burri i së cilës ishte në mesin e luftëtarëve në Azovstal.

“Burri im po shkon nga një ferr në një ferr tjetër”.

Mariupol ka qenë i rrethuar nga forcat ruse për gati tre muaj. Luftëtarët e fundit ukrainas janë strehuar brenda fabrikës së çelikut që nga mesi i prillit, së bashku me deri në 1000 civilë që arritën të evakuoheshin.

Evakuimet për civilët filluan më 1 maj.

/abcnews.al