23 prilli është afati i fundit për partitë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Deri më tani janë 35 subjekte zgjedhore të regjistruara nga 43 në total.
Nga mazhoranca kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Partia Socialiste dhe 18 parti aleate.
Ndërsa nga opozita janë 5 parti që kanë kërkuar të garojnë në zgjedhjet vendore. Të martën në axhendën e mbledhjes së Komisionit Qendror të zgjedhjeve është parashikuar të regjistrohen edhe 4 parti të tjera opozitare, Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, Zgjidhja e Koço Kokëdhimës, Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos dhe Ligj e Drejtësi e Spartak Ngjelës./abcnews.al