Tragjedi në Greqi, dasma kthehet në mort, foshnja vdes 2 ditë para dasmës së prindërve

schedule15:28 - 20 Maj, 2022

schedule 15:28 - 20 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj një ditë më parë.

Një foshnjë 10 muajshe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, si pasojë e një aksidenti rrugor, kur nëna 38-vjeçare humbi kontrollin e automjetit, e si rrjedhojë makina doli nga rruga dhe u përplas në një pemë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën provinciale Elasona-Kefalovrisos, mbrëmjen e djeshme.

Protothema.gr shkruan se foshnja 10 muajshe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa e ëma nuk ka marrë lëndime.

Mësohet se i ati bebes nuk ka qenë në makinë dhe se është njoftuar më vonë për aksidentin fatal, që i mori jetën të birit.

Ironia e fatit është se 38-vjeçarje po udhëtonte bashkë me të birin për të bërë përgatitjet e fundit të dasmës, pasi çifti do të martohej të shtunës, nesër 21 maj, ndërsa bashke me martesën do të bënin dhe pagëzimin e djalit tyre.

Por “fati” i rezervoi familjes një surprizë, ku dy gëzime u kthyen në hidhërim të madh për prindërit dhe të afërmit e vogëlushit./abcnews.al/