Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzuan Kosovën për kthimin e dhjetëra shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.
Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njëjtës rrugë.
Në deklaratën për media thuhej se SHBA-të janë mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes nën arrest ,në kushte njerëzore të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera./abcnews.al