Një 25-vjeçare ukrainase ka gjetur strehim në një vend të çuditshëm, në një kështjellë të shekullit të 15-të në Irlandë.
Maria Kozlovskaya u detyrua të linte shtëpinë e saj në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporixhizia, pasi filloi pushtimi rus, më 24 shkurt.
Sipas CNN, ajo iku në County Galway, në Irlandë, me dy djemtë e saj dhe tani po jeton në Kalanë Ballinooley.
“Nuk e kam ëndërruar kurrë se mund të jetoj në një kështjellë në të ardhmen”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që Irlanda ka pranuar më shumë se 30,000 refugjatë ukrainas që nga fillimi i marsit./abcnews.al