Koreja e Veriut vijon të përballet me përhapjen e Covid-19 ndërsa popullsinë e ka të pavaksinuar dhe pa akses në barna efektive antivirale. Në fillim të vitit 2020, vendi vulosi kufijtë e tij në përpjekje për të izoluar veten nga pandemia dhe që prej atëherë, drejtuesit e tij kanë refuzuar mbështetjen e jashtme mjekësore.
BBC raporton se ka monitoruar mediat shtetërore, të cilat rekomandojnë trajtime të ndryshme tradicionale për të trajtuar virusin të cilit i referohen si “ethe”.
Pije të nxehta
Për ata që nuk janë të sëmurë rëndë, gazeta e partisë në pushtet Rodong Simnun rekomandon trajtim tradicional si çaj xhenxhefili ose pije me gjethe shelgu.
Pijet e nxehta mund të qetësojnë disa simptoma të Covid-it, të tilla si dhimbje të fytit ose kollë, dhe të ndihmojnë në hidratimin kur pacientët humbasin më shumë lëngje se normalisht. Gjethja e xhenxhefilit dhe shelgut gjithashtu lehtësojnë inflamacionin dhe zvogëlojnë dhimbjen. Megjithatë, në më shumë se dy vite pandemi dihet se nuk janë trajtim për vetë virusin.
Ujë i kripur
Media shtetërore intervistoi së fundmi një çift që rekomandoi gargarën me ujë me kripë në mëngjes dhe në mbrëmje.
Një “mijë ton kripë” u dërgua në Phenian për të bërë një “zgjidhje antiseptike”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve. Disa studime sugjerojnë që gargara dhe shpëlarja e hundës me ujë të kripur të luftojnë viruset që shkaktojnë ftohjen e zakonshme.
Por ka pak prova që ato ngadalësojnë përhapjen e Covid.
Ilaçet kundër dhimbjeve dhe antibiotikët
Televizioni shtetëror i ka këshilluar pacientët të përdorin ilaçe kundër dhimbjeve si ibuprofen, si dhe amoksicilinë dhe antibiotikë të tjerë. /abcnews.al/