Richard Hodges: UNESCO e ka mbështetur marrëveshjen për Butrintin

schedule22:40 - 19 Maj, 2022

schedule 22:40 - 19 Maj, 2022

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion ka shkaktuar polemika dhe debate në komisionet parlamentare.

Anëtari i bordit të Fondacionit për menaxhimin e Parkut të Butrintit Richard Hodges në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Log” në Abc me gazetarin Endri Xhafo tregoi se cila është strategjia për menaxhimin e parkut. Ai theksoi se ky projekt është mbështetur edhe nga UNESCO.

Hodges: Strategjia është që të ngremë rreth 20 milionë dollarë për vitet e ardhshme. Strategjia është që të realizohen gjërat përpara raportimeve të paneleve ndërqeveritare.

Xhafo: Çarë ndodh me menaxhimin nëse vijnë para të tjera, nëse shtohen para më shumë?

Hodges: Bordi është i përbërë nën çadrën e partneritetit dhe AADF-së. Ata kanë një anëtar i cili nuk është as anëtar i ministrisë së Kulturës dhe as i AADF-së, dhe jam unë.

Xhafo: Pse u zgjodhët anëtar?

Hodges: Mendoj sepse kam pasur një marrëdhënie të gjatë me Fondacionin e Butrintit. Kjo është arsyeja pse u zgjova. Kam botuar shumë libra dhe një para 6 vitesh i cili parashikon rrethanat e menaxhimit të Butrintit. E di si është të punosh në mënyrë direkte me një sit dhe ta çosh punën deri në fund. Unë besoj se Shqipëria ka shumë profesionistë të rinj të cilët merren me trashëgiminë kulturore dhe të cilët mund të zgjidhen në bord. Nuk them se unë kam për të qëndruar shumë gjatë në bord. Ju duhet ta shikoni situatën si një i jashtëm dhe kjo ndihmon gjithmonë. Shqetësimi im më i madh është se çfarë ka për të ndodhur pas 30 vitesh.

Lexo edhe: Butrinti me PPP, ku është problemi? Ceka në Log: Ka ardhur koha për ndryshim të menaxhimit

Xhafo: Butrinti është helen apo i helenizuar?

Hodges: Butrinti në periudhën paleolite ishte diçka, në periudhën helenistike ishte diçka tjetër. Në periudhën romake ishte vend tjetër e kështu me radhë. Kjo pyetje është e bërë përpara vitit 1992 dhe nuk ka lidhje me pjesën e menaxhimit.

Xhafo: A bie forma e menaxhimit në kundërshtim me formën e UNESCO?

Hodges: Jo, UNESCO e ka mbështetur. Ministria e Kulturës dhe AADF kanë pasur një takim në Paris në janar të 2020. Ata i besuan këtij partneriteti që do të ishte i suksesshëm. /abcnews.al/