A do të marrë pjesë në votimin për Presidentin e ri? Përgjigjet Alizoti

schedule19:52 - 19 Maj, 2022

schedule 19:52 - 19 Maj, 2022

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka deklaruar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, se nuk do të marrë pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit, pasi aty nuk ka asnjë proces, për shkak se PD është në një krizë të thellë.

Ai tha se do të kryej detyrën e tij kushtetuese ku do të jetë prezent në seancë për raundet e votimit të Presidentit të ri, por nuk do të votojë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Meqenëse sot janë publikuar 8 emra, iku më të përzgjedhurit janë 4 prej tyre, këta personazhe për ju është mirë që publikohen, vlejnë për ju?

Alizoti: Kur ne në fillimin e një procesi kemi krizë të brendshme, e cila është reflektuar edhe jashtë, pra nuk duhet përjashtuar as LSI. Çfarë kam unë problem me presidentin? Respekt për të gjithë njerëzit, por Presidenti i republikës, nuk është president i Akademisë së Arteve. Presidenti është politik dhe duhet të jetë politik. Ai duhet të jetë një figurë e fortë politike që të mbrojë minorancën. Presidenti duhet të ishte ai që balancon pushtete. Ku është rreziku i madh që Rama kap gjithë pushtetin, ky është rreziku i madh në Shqipëri.

Xhokaxhi: Do të jeni prezent në raundet për zgjedhjen e presidentit?

Alizoti: Unë do të bëjë detyrën time, por nuk do të marr pjesë në proces.

/T.H/Abcnews.al/