Pavarësisht spekulimeve dhe thashethemeve që e kishin lidhur me klube si Roma, duket se Interi është klubi me më shumë opsione për të mirëpritur Paulo Dybala në radhët e tyre.
28-vjeçari argjentinas, i cili ka shënuar 15 gola në 38 ndeshje këtë sezon me Juven, tashmë ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Inzaghit për katër sezone.
Skuadra e Interit gjithashtu do t’i kishte ofruar argjentinasit një pagë prej 6 milionë euro në vit në secilin prej viteve të nënshkruara. /abcnews.al/