Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother VIP” ishte ajo midis Donaldit dhe Semit. Por gjërat ndryshuan pasi këngëtarja, e cila është mikeshë e ngushtë e Bora Zemanit, doli nga shtëpia e famshme dhe aktori nisi lidhjen me Beatrix Ramosaj.
Megjithatë, duket se i kanë lënë pas hatërmbetjet. Të paktën kështu ka nënkuptuar Donaldi me postimin që ka bërë në rrjete sociale. Semi, që ishte mjaft e revoltuar me aktorin e humorit për lidhjen me Beatrix, do të jetë e ftuara e radhës në “Më lër të flas”.
Donaldi ka ndarë një video, në të cilën shfaqet dhe Semi. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Donaldi dhe Bora u panë mjaft të afërt në sfilatën e Valdrin Sahitit. Kaq ka mjaftuar qe të përfliten se janë ribashkuar. “Thyerja” e akullit mes Semit dhe Donaldit, i shton më shumë dyshimet. /abcnews.al