Botërori 2022/ FIFA zbulon listën zyrtare të arbitrave, për herë të parë 3 janë femra

schedule14:55 - 19 Maj, 2022

schedule 14:55 - 19 Maj, 2022

Komiteti i Gjyqtarëve të FIFA-s ka zyrtarizuar listën me 36 gjyqtarë, 69 anësorë dhe 24 zyrtarë në VAR për Kupën e Botës 2022, e cila do të mbahet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

Për Italinë do të jetë Orsato si gjyqtar kryesor, Carbone dhe Giallatini janë zgjedhur asistentë, ndërsa Irrati dhe Valeri në VAR. Për herë të parë në histori janë tregjyqtare femra: Stephanie Frappart, Salima Mukansanga dhe Yoshimi Yamashita./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!