Inter është gati të mbyllë marrëveshjen e rinovimit të kontratës me Milan Skriniar.
Kontrata aktuale mbrojtësit gjigand skadon në vitin 2023 dhe shumë pretendetë në Premier League janë pas tij. Por sipas “Gazzetta dello Sport”, marrëveshja e re për të rinovuar kontratën është shumë pranë, ku shifrat janë 4,5 milionë euro plus bonuse në sezon deri në vitin 2027.
Takimi pritet të jetë afër, ku në ditët në vazhdim do të ketë një dritë jeshile./ h.ll/abcnews.al