Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se 1,730 luftëtarë janë dorëzuar nga Azovstal që nga e hëna, shkruan The Guardian.
Kjo përfshin 771 të tjerë që u dorëzuan në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, 80 prej tyre janë plagosur, duke theksuar se po marrin ndihmën e nevojshme në spital.
Lexo edhe: Rusia pretendon se më shumë se 900 ushtarë ukrainas janë dërguar në qendra paraburgimi
Ministria e Jashtme ruse tha se më shumë se 900 ushtarë ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol që nga 16 maji, janë dërguar në një qendër paraburgimi. Komiteti Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq ka deklaruar se tani ka regjistruar “qindra” të burgosur ukrainas që janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal këtë javë.
/abcnews.al