Amber Heard ka deklaruar se fotoja e Johnny Depp ku shfaqet me sytë e nxirë është e bërë me photoshop.
Avokatja e Depp, Camille Vasquez, prezantoi gjatë gjyqit një foto nga muaji i mjaltit i çiftit në 2015, që tregon aktorin me mavijosje poshtë syve.
“E kam parë këtë foto më parë dhe ai nuk është lënduar. Ky është një photoshop”, u shpreh Heard.
Aktorja theksoi se në këtë udhëtim Depp e goditi atë me shuplakë në fytyrë, e kapi nga qafa dhe e shtyu pas murit të një vagoni, por deri tani nuk ka asnjë provë të lëndimeve të supozuara./abcnews.al