Policia shpëton dy të rinj nga Tirana që rrezikonin të mbyteshin në det

schedule23:08 - 18 Maj, 2022

schedule 23:08 - 18 Maj, 2022

Policia e Himarës ka shpëtuar dy të rinj nga Tirana që rrezikonin të mbyteshin në det në vendin e quajtur “Rrugët e bardha”, në Palasë.

Sipas policisë dy të rinjtë të cilët ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata, po rrezikoheshin  dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi u nisën menjëherë në ndihmë të tyre, dhe pas kërkimeve të shumta, arritën ti konstatonin rreth 2 milje përballe bregut  të dy shtetasit dhe konkretisht, S. B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të dy personave të cilët rrezikonin të mbyteshin së bashku me mjetin e tyre lundrues.

Më datë 18.05.2022, rreth orës 20.00, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative e Komisariatit të Policisë Himarë, se në vendin e quajtur “Rrugët e bardha”, në Palasë, dy shtetas të cilët ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata, po rrezikoheshin  dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi u nisën menjëherë në ndihmë të tyre, dhe pas kërkimeve të shumta, arritën ti konstatonin rreth 2 milje përballe bregut  të dy shtetasit dhe konkretisht:

S.B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Menjëherë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u bë e mundur nxjerrja e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

/Abcnews.al/