Miku i ngushtë i Landi Muharremit, çfarë e lidh viktimën në Durrës me prokurorin Ndoji

schedule21:58 - 18 Maj, 2022

schedule 21:58 - 18 Maj, 2022

Qyteti i Durrësit u trondit sërish të mërkurën në mbrëmje, pasi u ekzekutua me kallashnikov para biznesit të tij Arben Mërkuri (Ismaili) 48-vjeç.

Burime për Abc bëjnë me dije se Mërkuri dyshohet se u qëllua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje (Aa128 GLE). Ai u dërgua në spital nga të afërmit, ku më pas ndërroi jetë.

Mërkuri nuk është një emër krejt i panjohur për policinë, pasi ai sëbashku me dy persona të tjerë u arrestuan në vitin 2016-të pasi dyshoheshin si dhunuesit e biznesmenit libanez Faadi Mitri.

Arben Mërkuri njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut.

Landi Muharremi ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që këtij të fundit iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit.

Si ndodhi dhunimi i biznesmenit Mitri?

Mitri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli ne vitin 2016. Ai u goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit. Autorët ne atë kohë u larguan me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja. Sipas dëshmisë së biznesmenit dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën.

/Abcnews.al/