Rafael Benitez tregoi se si Liverpooli i tij ishte i ndryshëm nga skuadra e Jurgen Klopp.
“Nëse analizoni Liverpool-in tim në atë kohë, kush ishte më i miri? Gerrard, një djalë i ri që luante në pozicione të ndryshme, dhe nuk kishte shumë lojtarë të tjerë të klasit botëror.
Ndër lojtarët më të mirë është Fernando Torres, i cili shënoi 15 ose 20 gola në Spanjë dhe me ne arriti në 33 gola. Ne ndihmuam të rritej Mascherano, i cili ishte zëvendësues i West Hamit, Lucas Leiva , i cili kaloi 10 vjet në klub, Agger, i cili u ble për 6 milionë euro, apo dhe Xabi Alonso.
Njerëzit e mbajnë mend këtë ekip, Reina për shembull, por e krahasojnë me Liverpool-in, i cili shpenzoi një miliard, i shpenzoi me shumë mençuri, është e vërtetë, por ata kanë lojtarë për 40 milionë në stol. Kjo është arsyeja pse ju nuk mund të krahasoni Liverpool-in tim dhe ekipin e Klopp, ju duhet të analizoni kontekstin.
Kam pasur një buxhet 20 milionë euro. Më thuaj kë mund të nënshkruajë Liverpooli tani për 20 milionë eur”, tha ish-trajneri i Reds.
Spanjolli ishte trajner i Liverpoolit nga viti 2004 deri në vitin 2010. Ai fitoi 4 trofe me ekipin, duke përfshirë edhe 1 Champions League. /abcnews.al/