Berisha zbulon se ku do gjenden paratë e grabitura në Rinas

schedule22:58 - 18 Prill, 2019

schedule 22:58 - 18 Prill, 2019

Ish-Kryeministri Sali Berisha në studion e emisionit “Mbrëmje Ide” ka paralajmëruar se në Elbasan ose aty afër do të gjenden paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit më 9 Prill. Sipas tij aty do të gjendjet një shumë fare e vogël parash. Më tej ai ka deklasuar se Admir Murataj është vrarë nga banda që po vidhte për shtetin.

“Unë dëgjova vëllanë e këtij që e vrau banda, se e ka vrarë policia. Por atë e ka vrarë banda. Admir Murataj  nuk ka asnjë plumb, asnjë gërvishtje. Policia nuk ka qëlluar dot sepse nuk ka pasur fare fushëpamje. Makina e tyre nuk është fare e qëlluar. Atë e vrau banda sepse banda nuk po i marrte parë për Admir Murataj dhe atë banda e kishte marrë si bedel. Banda po i merrte paratë për shtetin, për shefat e vet dhe jo për Admir Muratajn. Kur ndodhi vjedhja herën e parë paratë u gjetën në frigorifer dhe në tenxhere me presion. Tani do të gjenden në lavatriçe. Do të shikojmë se brenda dy tre ditëve në Elbasan ose aty afër do të gjendet lavatriçja plot me euro, të tjerat do gjendet në vorbën e fasuleve. Nuk do gjendet më shumë se 100 euro se të tjerat u dhimbsen. Po si ka mundësi që nuk po lëshojnë urdhër arresti?”, tha Berisha./abcnews.al