Kate Middleton tregon se si të dukeni si një mbretëreshë me një veshje të thjeshtë

schedule17:04 - 18 Maj, 2022

schedule 17:04 - 18 Maj, 2022

Tashmë ditët e ngrohta kanë ardhur. Si rrjedhojë, vajzat e modës kanë tendencë të zgjedhin veshje që ofrojnë freski por në të njëjtën kohë, bëjnë që të duken elegante. Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është kthyer në një burim frymëzimi për shumë vajza.

Edhe pse duhet të ndjekë një protokoll mbretëror, dukesha britanike pëlqen variante të lehta që e bëjnë të ndihet rehat. Në një nga paraqitjet e saj të pak javëve më parë, Kate zgjodhi një fustan të gjatë rozë të valëvitur dhe një palë vathë të varur me dizajn interesant.

Fustanin e kishte kombinuar me një palë këpucë espadrilles, të cilat përshtateshin në mënyrë perfekte. Ato janë të rehatshme dhe çmimi është zakonisht i përballueshëm. Në këtë kombinim, ajo dukej sa elegante aq dhe moderne.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!