Studim: Varfëria detyron prindërit të nxjerrin fëmijët në punë, shtrenjtimi i jetesës arsye konflikti

schedule17:00 - 18 Maj, 2022

schedule 17:00 - 18 Maj, 2022

Shtrenjtimi i jetesës në shumë familje ka ulur konsumin dhe ka shtuar mosmarrëveshjet.

Shqiponja Ismailaj me banim në Bathore të Tiranës është e vetmja që punon në familjen e saj, me bashkëshortin e sëmurë dhe dy fëmijë të mitur.

Ajo tregon se me rritjen e çmimeve problemet i janë shtuar.

“Ka ndryshuar sjellja në familje nga ekonomia. Ka grindje , ka mosmarrëveshje shumë. Unë jap mësim për rrobaqepësi, por paga ime mujore nuk arrin te 200 mijë lekëshi. ”

Lexo edhe: Moneyval: Shqipëria nuk përmirësoi masat e parandalimit të pastrimit të parave

Dy djemtë e Shqiponjës ndjekin shkollën, por pamundësia ekonomike ka detyruar shumë familje që për të përballuar jetesën edhe para kësaj vale të rritjes së kostove të punësojnë fëmijët ndonëse pa mbushur 18 vjeç.

Kjo ka dalë në pah nga një studim që World Vision realizoi me 464 gra dhe po kaq fëmijë të moshave nga 11 në 17 vjeç.

“51% e nënave të punësuara me paga mujore 294 dollarë. 7.1% e fëmijëve punë e paguar, mesatarisht 4. 9 orë në ditë.”

Gjetjet e raportit shkuan më tej, ndërsa specialistët e fushës arritën në përfundimin se plotësimi i nënës si në aspektin personal dhe atë profesional ndikon në gatishmërinë e fëmijës për të vijuar shkollën, qasjen pozitive ndaj të mësuarit dhe rritjen e vetëbesimit.

Lexo edhe: Lista e pagave, 32 emra në radar, nis kontrolli i pasurisë: Çfarë do të verifikojë njësia e posaçme

“Më pak se 1% e grave janë të fuqizuara në të gjitha marrëdhëniet , rreth 45 % nuk marrin vendime në shtëpi, 22% kanë përjetuar dhunë në familje .”

Gratë e punësuara sipas studimit kanë shfaqur mirëqenine psikologjike, por më pak kontroll ndaj kohës qoftë dhe për t’ju përkushtuar fëmijëve.

Ndërkohë që sa më i ulët të jetë niveli i arsimit aq më pak fuqi ka një grua të marrë vendime në familjen e saj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!