TIRANË – Një tjetër autobus ka pësuar defekt në kryeqytet. Bëhet fjalë për një autobus të linjës “Uzina Dinamo – Qendër – Sharrë” të cilit i është shkëputur goma dhe për pasojë ka mbetur në mes të rrugës.
Kjo ka sjellë edhe radhë të gjata trafiku në zonën e “21 Dhjetorit”. Si pasojë e shkëputjes së gomës, është dëmtuar edhe një mjet tjetër.
Ky është e disata herë që autobusët e kryeqytetit pësojnë defekt ose përfshihen në aksident./abcnews.al/