Vendimi i Parlamentit holandez për vendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë ka drithëruar politikën në përgjegjësi. Në studion e “Mbrëmje Ide” Sali Berisha, i frikësohet këtij vendimi. Por ai është shprehur se PD nuk ka lobuar kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë. Ndërsa deklaratat e bëra një ditë më parë në studion e këtij emisioni nga ministri në detyrë Gent Cakaj, se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, i ka quajtur të papërgjegjshme.
Mirela Milori: A ka lobuar PD kundër hapjes së negociatave?
Sali Berisha: PD nuk ka lobuar dhe nuk lobon kurrë që Shqipërisë të mos i hapen negociatave. PD ka lobuar që Shqipërisë t’i hapen negociatat dhe se pas vendimit për hapje s Shqipërisë ti përcaktoheshin kushtet. PD nuk thotë mos hapni negociata por negociatat të kushtëzohen me procese që janë të domosdoshme. Kam këtu 13 kushte dhe shikoni nëse shikoni qoftë edhe një të vetëm të plotësuar.
Mirela Milori: Por Ministri i Jashtëm tha mbrëmë se ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë?
Sali Berisha: Ai mund të jetë njeriu më i përgjegjshëm, unë nuk e quaj fyerje fjalën dhëndër por është me një përgjegjësi. Është i papërgjegjshëm çiraku i Baton Stalisiçit . Të na thotë se çfarë ka plotësuar nga 13 kushtet e Luksemburgut. Ku i ka bërë detyrat ky çirak që nuk mban përgjegjësi se çfarë flet. Nuk mundet kurrë që PD të lobojë kundër një prej arritje të qeverisë së saj./abcnews.al