Interi vendos sulmin, “tango” argjentinase Lautaro-Dybala

schedule10:31 - 18 Maj, 2022

schedule 10:31 - 18 Maj, 2022

Interi dëshiron të mbajë Lautaro Martinezin. Nevojat buxhetore ekzistojnë, raporton “La Gazzetta dello Sport”, por ato janë ende më pak urgjente se vitin e kaluar. Zikaltërit nuk kanë ndërmend ta largojnë “El Toro”.

Por klubi i Interit e ka të qartë. Dybala me Lautaron në frontin e sulmit për të formuar një “tango” argjentinase. Klubi i ka marrë të gjitha hapat që duhet të bënte, jo ditë por disa muaj më parë, atëherë kur kanë nisur edhe kontaktet e para me “La Joya”.

Së shpejti pritet të futet në fazën operative, me ofertën aktuale, e cila nuk do të ndryshojë shumë nga një bonus katërvjeçar dhe 6 milionë euro në sezon./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!