Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, kanë trajtuar një gangrenë të shoqërisë shqiptare, aksidentet në rrugë, ku në shumë raste kanë patur dhe funde tragjike, ku ka patur dhe humbje jete.
Shpesh shkak i aksidenteve janë vetë drejtuesit e mjeteve, disa të pakujdesshëm në timon, disa të tjerë të dehur me alkool, dhe disa e teprojnë me shpejtësinë me të cilën ecin, por ka dhe raste kur vetë faji është i rrugës.
Po, po, i rrugës, pasi aty mungon sinjalistika. Në kronikën e “Piranjave” do të shihni shumë rrugë në Shqipëri që kanë hyrje dhe dalje të pakuptimta dhe pa asnjë lloj sinjalistike, që të paralajmërojnë drejtuesit se aty ku po kalojnë mund edhe të aksidentohen. /Abcnews.al/
Për më shumë ndiqni videon: