Këtë të martë emisioni investigativ “Piranjat” në abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Araj, ka sjellë një histori që do ju përlotë, por dhe do ju japë frymëzim për të ecur përpara.
Gazetarja Nertila Doko ka udhëtuar drejt Frashërit të Fierit, për të sjellë historinë e Seldit të vogël, i cili humbi njërën këmbë ndërsa ishte duke punuar tokën me zetor me babain.
Por pavarësisht gjithçkaje, Seldi i vogël arriti të gjejë forcat dhe të tregojë se pavarësisht se është me një protezë, ai vazhdon të jetojë jetën normalisht dhe të gëzohet si gjithë fëmijët e tjerë.
Histori e Seldit do ju përlotë por do ju japë dhe një forcë të madhe për të vazhduar jetën pavarësisht gjithçkaje që ndodh. /Abcnews.al/
Ndiqeni videon: