Një nga këngëtaret më të njohura në botë, Katy Perry, është në një marrëdhënie me aktorin Orlando Bloom që nga viti 2016. Rreth 2 vite më parë, çifti mirëpriti në jetë edhe vajzën, Daisy, e cila e forcoi shumë lidhjen e tyre. Së fundmi, ajo ka treguar se si Orlando e bëri të kuptonte se donte të bëhej nënë.
Këngëtarja tha se në fillim nuk donte të bëhej nënë por tani që po e përjeton këtë ndjesi tha se ishte “vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë”. Megjithatë, lidhja e Orlandos me djalin e tij 11-vjeçar, të cilin ai e ndan me ish-gruan Miranda Kerr, e bëri atë të mendojë ndryshe.
“Arrita të shihja se sa baba i mrekullueshëm ishte ai me fëmijën e tij të parë. Kjo padyshim, ndikoi tek unë. Diçka brenda meje tha: ‘Ti, në mesin e viteve 30, ai është një burrë i mirë”, tha ajo. Katy nuk e fsheh faktin që Orlando ka sjellë ekuilibër në jetën e saj.
“Ai thjesht ka atmosferë të lumtur dhe pozitive, dhe unë jam pak e prirur ndaj depresionit në disa mënyra – dhe kjo është arsyeja pse është mirë për mua të jem pranë tij“, tha këngëtarja.
/abcnews.al