Fabrika e çelikut Azovstal në qendër të sulmeve ruse, familjarët të shqetësuar për fatin e ushtarëve të evakuuar

schedule15:57 - 17 Maj, 2022

schedule 15:57 - 17 Maj, 2022

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ushtarët e evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupol. Në total, 264 të evakkuar janë dërguar në territorin e kontrolluar nga Rusia, duke përfshirë 53 burra të plagosur të cilët u transportuan në një spital, sipas BBC.

Zyrtarët ukrainas kanë sugjeruar se do të bëhet një shkëmbim i të burgosurve,  kur gjendja e tyre të stabilizohet.

Por nuk ka pasur ende asnjë konfirmim zyrtar në lidhje më këto plane.

Anna, vëllai i së cilës ishte brenda fabrikës, tha se shpresonte që të evakuuarit të mos qëndronin në territorin e armikut për një kohë të gjatë.

“Jemi shumë të shqetësuar  se si do të trajtohen dhe nëse do të arrijnë të mbijetojnë derisa të ndodhë një shkëmbim. Në vitin 2014, luftëtarët që u kapën robër u shkëmbyen vetëm pas disa vitesh”,

tha ajo duke iu referuar vitit kur shpërtheu konflikti në Ukrainën lindore midis forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Oksana, gruaja e një ushtari, tha se disa familje kishin marrë mesazhe këtë mëngjes, duke u thënë atyre se “situata ishte e tensionuar” dhe se ata nuk do të komunikonin për një kohë të gjatë.

“Është shumë shqetësuese për mua dhe të tjerët që ata ndodhën në territorin e kontrolluar nga Rusia. Na frikëson shumë, sepse nuk është e qartë se ku do të jenë. Ne jemi shumë të shqetësuar për gjërat që mund t’u ndodhin atyre”, tha ajo.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se autoritetet po punonin në fazat e ardhshme të operacionit për të evakuuar ushtarët që janë ende në fabrikë.

Por as diçka e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë.

 /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!