Presidenti i ri, Spiropali: Kemi të drejtë të propozojmë emra, s’jemi të pandehurit tuaj

schedule11:25 - 17 Maj, 2022

schedule 11:25 - 17 Maj, 2022

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali u shpreh se PS është e hapur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Spiropali theksoi se duhen emra për t’u votuar.

Duke iu referuar draftit të Enkelejd Alibeajt me kriteret për kryetarin e shtetit, ministrja tha se maxhoranca ka të drejtën kushtetuese për të propozuar emra dhe s’mund t’ua heqin. Ndër të tjera, gjatë fjalës së saj Spiropali u kujtoi demokratëve edhe humbjen në zgjedhje, duke shtuar se qeveria dhe parlamenti janë legjitim.

Lexo edhe: Presidenti, Alibeaj: Rama e tregoi që është hipokrit, do të shtyjë tre raundet që ta zgjedhë vetë

“Ne jemi të hapur. Na duhen emra që mund të votohen dhe mund të biem dakord. Ky është synimi ynë. Patjetër që ne kemi të drejtë që na jep kushtetuta që të propozojmë emra. Ne s’jemi të pandehurit tuaj këtu. Mandatet tona janë legjitime. Ne jemi qeveri legjitime. Ky parlament është legjitim. Ju e keni njohur këtë Kuvend dhe mirë keni bërë.

Të mos flasim më me proceset truaja zgjedhore se u konfirmua me largimin  zotit Basha. Ejani me emra që përfaqësojnë dhe të mos ketë asnjë lidhje me atë që do dalë ne konferencë shtypi tani në 12 për telashet e reja që i kanë dalë. Në fund publikoni do të na gjykojë dhe atij i detyrohemi”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al