Pasuesi i Metës, Duma: Na e lini ta zgjedhim ne kandidatin dhe votojeni si të doni, fasadë nuk bëhemi

schedule11:14 - 17 Maj, 2022

schedule 11:14 - 17 Maj, 2022

Është mbledhur ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve në të cilën u propozua që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të mbahet më 23 maj. Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke komentuar kriteret e vendosura nga Alibeaj, tha se opozita nuk mund të kërkojë që mazhoranca të “hiqet nga procesi.”

Duma theksoi se nëse mazhoranca nuk pranon që kandidati të propozohet nga opozita, atëherë nuk do të bëjë fasadën. Po ashtu, deputetja demokrate theksoi se opozita duhet të propozojë sa më shpejt një emër dhe më pas shumica “të bëjë me të ç’të dojë.”

Por, deputetja demokrate Grida Duma iu kundërpërgjigj se mazhoranca pjesë e procesit është për sa kohë mund ta zgjedhë edhe e vetme kreun e ri të shtetit në raundin e katërt dhe të pestë.

“Ju në proces jeni. Jepjani kandidatin opozitës. Ta propozojë opozita, shkoni votojeni, hidheni poshtë, e pastaj votojeni vetë. Që ne sot të bëjmë fasadën, sa më përket mua, harrojeni. Edhe kaq sa është zgjatur është farsë.

Unë shkoj me logjikën, mos ta vonojmë fare përshpejtimin. Të vijmë këtu të enjten me një emër nga opozita e votoni e kundër ju po të doni. Kandidati i qëndron opozitës, votojeni, nëse jo, raundet tuaja si mazhorancë merrini se i keni në xhep.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!