Kjo e martë është e veçantë për moderatoren, Marina Vjollca. Ajo feston ditëlindjen dhe mbush 32 vjeçe. Moderatorja ka marrë shumë urime, ku natyrisht nuk kishte se si të mungonte ai i bashkëshortit, Getoar Selimi, i cili ka ndarë një foto të saj në Instagram.
“Urime ditëlindja për gruan time të dashur dhe nënën e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku”, ka shkruar Geti krahas imazhit të Marinës ku shihet me vajzën e tyre, Marget.
View this post on Instagram
Kujtojmë që çifti janë të martuar që nga viti 2017, ndërsa mirëpritën vajzën në nëntor të vitit të kaluar./abcnews.al