Lideri histori i Frontit Nacional në Francë, Jean Marie Le Pen, ka qenë shumë i ashpër në fjalën e tij të fundit në parlamentin evropian. Duke iu drejtuar kolegëve të tij, eurodeputeti 90-vjeçar tha se pasardhësit e tyre në atë sallë do t’i mallkojnë.
Një lamtumirë e shoqëruar me tone të forta dhe të ndezura ajo e Jean-Marie Le Pen në parlamentin evropian. Me një fjalim të përqendruar në fenomenin e emigracionit dhe në pafuqishmërinë e Evropës.
Duke iu drejtuar euro deputetëve në sallë ai u shpreh se ata kishin qëndruar të verbër, të shurdhër dhe memecë, si dhe ata që do të uleshin më pas në atë sallë do i mallkonin.
Euro-deputeti 90 vjeçar foli për herë të fundit në sallën e parlamentit duke theksuar se fenomeni i emigracionit kërcënon të tronditë kontinentin ku bën pjesë Evropa e cila është në defiçit gjeografik, sipas tij.
Le Pen drejtoi për rreth 40 vjet frontin kombëtar, nga ku u përjashtua në vitin 2015 për deklaratat e tij rreth Holokaustit.
Ai tha se përballë perspektivave aspak të mira, Evropa po tregohet e pafuqishme. Por më keq akoma, paralizon reagimet kombëtare që duhet të mobilizojnë popujt që e përbëjnë./abcnews.al