Presidenti i ri, Nazarko: Grupi i Alibeajt duket shterpë, duhet të kishte propozuar një emër

schedule23:03 - 16 Maj, 2022

schedule 23:03 - 16 Maj, 2022

I ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, analisti Mentor Nazarko ka komentuar situatën politike në vend, por dhe dështimin e raundit të parë të zgjedhjes së presidentit të ri.

Nazarko tha se në këtë proces grupi i Enkelejd Alibeajt mund të ishte dhe më aktiv në propozimin e një emri, duke parë mbështetjen që duket sikur SHBA po i jep në publik.

Ndërkohë analisti i njohur duke u analizuar situatën e përçarë të politikës në Shqipëri, tha se një nga arsyet që SHBA shpalli non-grata Berishën, është edhe roli i tij frenues për krijimin e një klime bashkëpunimi në politikën shqiptare.

Një nga arsyet pse Berisha është shpallur non-grata është dhe roli i tij frenues për krijimin e një klime bashkëpunuese mes pozitës dhe opozitës e cila SHBA- ve i intereson si mjedis i nevojshëm për projektet e tyre, të gazit; Vlorës, ardhjes së Defender; aeroportit të Kuçovës, duke përfshirë dhe Skavicën. Nëse do të ishte Berisha më i qetë, mbase kjo lloj klime mund të sillte Bashën kandidat. Por nuk ndodhi, sepse PD u përça. Megjithë atë interesit të SHBA për mbështetjen për grupin e Alibeajt si u duk me foton me leje që bënë me Pompeon, çka që më bën përshtypje është se grupi i Alibeajt është shterpë. Ai mund të ishte proaktiv dhe do të propozonte emra. Ndërkohë mund të kishte prodhuar më shumë politikë nëse do të ofronte emra. Mund ta vinte Ramën në vështirësi me emra me profil konsensual publik. Nuk po e bën këtë, por po zgjedh qasjen përplasëse. Rama e theksoi këtë qasje jopropozuese kur kujtoi sesi PS propozoi emra. Në këtë mënyrë po justifikohet se do të  zgjedhë kandidaturën e vet në raundin e katërt”, tha Nazarko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!