GREQI – Një operacion i madh po zhvillohet nga policia greke në qendër të Athinës.
Konkretisht ky aksion po kryhet rreth rrugës Agiou Konstantinou, për t’u marrë me të ashtuquajturin “krimi i vogël”.
Në operacion janë përfshirë më shumë se 215 oficerë policie nga Shërbime të ndryshme të policisë, me synimin për të luftuar emigracionin e paligjshëm, trafikun e drogës dhe trafikun për vjedhje.
Ende nuk dihen detajet dhe numri i të arrestuarve nga ky operacion. /abcnews.al/