Interi nuk i ndahet Milan në garën për titullin kampion në Seria A, pasi zikaltrit kaluan pa probleme Cagliarin, me sfidën që u mbyll me shifrat 3-1 në favor të të besuarve të Simone Inzaghit.
Darmian do të zhbllokonte ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa Martinez në pjesën e dytë do të dyfishonte për zikaltrit.
Avantazhi i dyfishtë zgjat vetëm 2 minuta pasi, për Cagliarin do të shënonte Lykogiannis, që do të rihapte kështu takimin.
Për të mbyllur llogaritë e kësaj ndeshje mendoi përsëri Martinez 6 minuta nga fundi, pasi tundi rrjetën e kundërshtarëve për herë të tretë, teksa shënoi edhe golin e dytë personal.
Me këtë humbje për Cagliarin misioni mbijetesë tashmë vështirësohet, pasi tashmë shpresat janë zvogëluar ndeshëm, pasi janë 2 pikë më pak se Salernitana e vendit të 17-të, teksa vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë atë, pasi duhet patjetër fitorja ndaj Venezias duke shpresuar tek humbja e Salernitanas ndaj Udineses.
/f.a/abcnews.al