Ndezi skenën e Eurovision-it, këngëtarja spanjolle krahasohet me artisten me origjinë shqiptare

schedule17:54 - 15 Maj, 2022

schedule 17:54 - 15 Maj, 2022

Chanel Terrero është krahasuar me Eleni Foureira. Performanca e jashtëzakonshme e përfaqësueses spanjolle në finalen e djeshme të Eurovision 2022, ka shkaktuar një sërë reagimesh, me shumë ndjekës që e kanë krahasuar me këngëtaren shqiptare që jeton në Greqi.

Me vokalin dhe performancën e saj të jashtëzakonshme, Chanel arriti të siguronte vendin e tretë në finale pas grupit nga Ukraina që u shpall fitues dhe këngëtarit që përfaqësoi Britaninë e Madhe që doli në vend të dytë. Kujtojmë që Eleni përfaqësoi Qipron në 2018-ën dhe u rendit në vendin e dytë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!