Alvaro Morata është një pikëpyetje te Juventusi. Klubi italian nuk ka ndërmend të paguajë 35 milionë euro, kaq është klauzola në kontratë, për ta transferuar përfundimisht spanjollin.
Klubi nga Torino e çon ofertë deri në 20 milionë euro maksimumi, por Atletico Madrid nuk dëshiron ta bëjë një ulje të tillë.
Duke parë që transferimi i Morata nuk është i lehtë, te Juventusi po mendojnë një plan B. Luis Muriel është sulmuesi që pëlqejnë te skuadra bardhezi.
Kolumbiani ka edhe një vit kontratë tek Atalanta, por edhe një klauzolë “+1” në favor të tyre për ta çuar marrëveshjes deri në qershor 2024. Veç kësaj, edhe Roma interesohet për Muriel. / abcnews.al