Rusia ka të ngjarë të ketë humbur ‘një të tretën’ e trupave që nga fillimi i luftës, tha ministria e mbrojtjes britanike në një deklaratë, sipas skynews.
Në përditësimin e saj të fundit, Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se përparimi i forcave ruse në Donbas ka ngecur. Inteligjenca britanike shtoi se gjatë muajit të fundit, Rusia “ka dështuar” të arrijë ndonjë “fitim të konsiderueshëm territorial”.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 15 May 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/VBPIqyrgA5
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/n6dBVZHAos
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) May 15, 2022
“Forcat ruse janë gjithnjë e më shumë të kufizuara nga aftësitë e degraduara, morali i vazhdueshëm i ulët dhe efektiviteti i reduktuar luftarak”, thuhet në deklaratë.
“Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë ofensivën gjatë 30 ditëve të ardhshme.”
Ditën e djeshme, Ukraina dhe një institut amerikan pretenduan se Rusia kishte humbur betejën për qytetin verilindor të Kharkiv-it – një objektiv kyç për Putinin.
/abcnews.al