Një 48-vjeçar në Greqi ka vrarë me thikë të ëmën dhe më pas i ka vënë flakë shtëpisë së 78-vjeçares fatkeqe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Paleo Faliro në kryeqytetin helen, në orët e para të së shtunës, 14 maj.
Viktima 78-vjeçare u gjet në mes të flakëve me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga thika, sipas autoriteteve greke.
I dyshuari kryesor për vdekjen tragjike të së moshuarës është i biri i saj, i cili u arrestua menjëherë pasi u nxori nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët.
Dëshmitë e të afërmve dhe miqve të 78-vjeçares dhe fqinjëve pritet të hedhin dritë mbi hetimet, shkruan protothema.gr.
Autoritetet greke po shqyrtojnë mundësinë e aktivitetit kriminal dhe mbledhjen e provave për të përcaktuar nëse e moshuara ka humbur jetën nga zjarri apo nëse ka rënë viktimë e vrasjes nga i biri.
Kronika e tragjedisë
Zjarri ka rënë pak pas orës 4 të mëngjesit në pallatin në rrugën Solomou nr.53, ndërsa 12 zjarrfikëse me 3 automjete kanë tentuar ta shuajnë.
Zjarrfikësit nxorën të moshuarën gruan fatkeqe dhe më pas djalin e saj që ndodhej në banesën që digjej.
EKAB-it i kanë ofruar ndihmën e parë autorit ndërsa pak orë më vonë në vendngjarje ka mbërritur policia e Sigurimit, e cila e ka vënë në pranga dhe e ka dërguar në komisariat.
Sipas informacioneve të protothema.gr, dëshmitar kyç konsiderohet një i huaj që punon në biznesin familjar.
Ai mësohet të ketë dëshmuar se 48-vjeçari “prej një javë nuk ishte mirë. Ai kishte probleme psikologjike, ishte i humbur, qante. Ishte i përhumbur:, ka thënë dëshmitari.
I huaji dëshmoi gjithashtu se punëdhënësi i tij 48-vjeçar nuk pinte dhe as përdorte drogë. Së fundmi kishte humbur babanë dhe jetonte me nënën e tij pasi është i divorcuar me dy fëmijë.
Një tjetër send që autoritetet po shqyrtojnë është një thikë i gjetur brenda shtëpisë së djegur.
/abcnews.al/