Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një muaj më parë u kap shoku i saj, arrestohet e reja që shpërndante drogë në Pogradec

schedule13:47 - 14 Maj, 2022

schedule 13:47 - 14 Maj, 2022

Rreth një muaj pasi u vu në pranga shoku i saj, një e rënë Pogradec është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, të finalizuar më datë 10.04.2022, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetases D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim“, njofton policia.

Të dy janë kapur në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!