Vendet e G7 zotohen se do të vazhdojnë presionin ekonomik ndaj Rusisë

schedule12:35 - 14 Maj, 2022

schedule 12:35 - 14 Maj, 2022

Pas një takimi të vendeve të G7 në Gjermani, ministrat e jashtëm të grupit kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët duke thënë se do të vazhdojnë të ushtrojnë presion ekonomik ndaj Rusisë, sipas skynews.

Ata thanë se kjo do të përforconte izolimin politik të Rusisë. Grupi i G7 tha gjithashtu se do të vazhdojë furnizimin me armë në Ukrainë dhe do të punojë për të lehtësuar mungesën globale të ushqimit.

G7 përbëhet nga Britania e Madhe, SHBA-ja, Kanadaja, Japonia, Gjermania, Franca dhe Italia, ku edhe BE-ja gjithashtu merr pjesë.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss ishte pjesë e delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në samitin e kësaj jave.

“Ne rikonfirmojmë vendosmërinë tonë për të rritur më tej presionin ekonomik dhe politik mbi Rusinë, duke vazhduar të veprojmë në unitet”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Vendet e G7 thanë gjithashtu se nuk do të njohin kurrë kufijtë e ndryshuar me forcë nga Rusia.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim kufijtë që Rusia ka tentuar të ndryshojë dhe do të mbështesim angazhimin tonë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë dhe të gjitha shtetet, “thanë ministrat e jashtëm të G7 në një deklaratë pas tre ditësh të bisedimeve në Gjermaninë veriore.

Ministrat kritikuan gjithashtu Bjellorusinë për qëndrimin e saj ndaj luftës.

“Ne i bëjmë thirrje Bjellorusisë që të mos mbështesë më agresionin e Rusisë dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”, thanë ata.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!