Pak muaj më parë, autoritetet italiane ndaluan uljen në njërin prej atraksioneve më të mëdha turistike të Romës, pikërisht “Shkallët Spanjolle”, por nuk u kishte shkuar ndërmend se do të vinte dita që dikush do të tentonte t’i zbriste ato me makinë.
Policët nuk u kanë besuar syve teksa kanë parë një automjet luksoz “Maserati” teksa zbriste shkallët. Pasi ndaluan makinën ata konstatuan se ajo drejtohej nga një saudit 37-vjeçar. Miliarderi nuk dihet se si kishte përfunduar aty me makinën e tij, por dëmi i shkaktuar është i madh sipas mediave, të cilat kanë publikuar edhe fotot e shkallëve të thyera.
Sigurisht, 37-vjeçari do të përgjigjet për dëmin e shkaktuar. /abcnews.al