Mc Kresha dhe Lyrical Son janë prej vitesh kolegë dhe miq shumë të mirë. Ata ndajnë çdo gjë së bashku. Madje, edhe pagesat e koncerteve.
Të pyetur se kush merr më shumë, djemtë pohuan se e njëjta gjë ndodh edhe fitimet.
“Ne kemi pasur grindje, kacafytje, keqkuptime të të gjitha natyrave të mundshme, përveç lekut. Ne gjithçka e ndajmë 50 me 50”, u shpreh Kresha.
Kujtojmë që së fundmi djemtë kanë sjellë edhe një bashkëpunim me Elvana Gjatën me titull “Stuhi mbi oqean”, i cili është pëlqyer shumë nga publiku./abcnews.al