Grabitja e Rinasit, ku mbeti i varë njëri prej anëtarëve të bandës vijon të jetë kryefjalë e mediave në vend dhe në bote. Për gazetarin Artan Hoxha ditët e fundit kjo ngjarje është lënë pak jashtë vëmendjes për shkak të situatës politike në vend. I ftuar në “Provokacija” gazetari është shprehur se grabitja ka ndodhur brenda “Trekëndëshit të Bermudës” në vendin tonë.
“Aeroporti i Rinasit ndodhet brenda zonës që ne që merremi çdo ditë me kriminalitetin e quajmë “Trekëndëshi i Bermudës”. Është një vrimë e zezë në vijat Tiranë-Fushë-Krujë-Shijak. Brenda këtij harku është zona më e madhe e kompanive të biznesit në Shqipëri. Rinasi është brenda trekëndëshit. Këtu ke një numër shumë të madh organizatash kriminale shumë të fuqishme që janë parmanete në territor. Nëse këtu vepron grupi i Fushë-Krujës, nuk mund të vish nga Tepelena apo Tropoja dhe të hysh pa dijeti të atyre aty. Ose bën marrëveshje me ata, sepse ata të sulen më keq se policia”.
Sipas tij atë ditë kanë qenë në ndjekje të 6 grabitësve vetëm 5 policë, të cilët mund të ishin vrarë në përballje me bandën.
“Gjëja që më ka bërë përshtypje këtë herë është se në momentin që ndodhi ngjarja pati një sulm të drejtuar kryesisht tek policia. Ndërkohë për herë të parë policia reagoi dhe reagoi shpejt. Policia u vu shpejt në ndjekje dhe u përplas. Reagimi ka qenë i shpejtë por mënyrën e reagimit nuk e zgjodhi policia. Nuk ka qëlluar e para policia, kanë qëlluar ata. Po të kishin tentuar grabitësit të vrisnin policët do i kishin vrarë dhe aty kanë qenë vetëm 5 policë përballë 6 grabitësve. Kanë qenë policë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë por të paorientaur se më kë kanë të bëjnë. Njoftimi që kishin ata në radio ishte: “Një makinë që dyshohet të jenë grabitësit ka ikur ne këtë drejtim”. Ata janë sulur në atë drejtim”.
Për këtë ngjarje gazatri nuk shikon si fajtore policinë por kompaninë koncensionare.
“Por problemi për mua nuk është policia. Aty është problem koncensionari, mënyra se si i është dhene dhe problem i madhe është edhe korrupsioni. Kontrata është bërë në atë formë që nuk i është lënë kontroll kryesor policisë dhe i është lënë Autoritetit të Aviacionit Civil”./abcnews.al