Dhënia me koncesion i Butrintit, eksperti-anëtar i PS: Më dhemb shpirti për këtë vlerë, duhet mbrojtur

schedule14:27 - 13 Maj, 2022

schedule 14:27 - 13 Maj, 2022

Dhënia me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit, po has në kundërshtime të forta nga ekspertët dhe shoqëria civile. Një grup qytetarësh kanë protestuar sot në Butrint. Ata e quajnë aferë korruptive privatizimin e historisë.

Sipas protestuesve, qeveria shqiptare ka detyrë të mbrojë parqet kombëtare dhe jo t’i privatizojë ato.

Rreth 2 milion euro të ardhura që Parku Kombëtar i Butrintit gjeneron, në vit thonë se janë të mjaftueshme për mirëmbajtjen e ikonave dhe siteve arkeologjike që Butrinti posedon.

Ekspertët mjedisorë i frikësohen faktit se koncensionari do të përfitojnë vetëm të ardhura nga Butrinti, dhe jo pa qëllim është zgjedhur siti arkeologjik më i vizituar për t’u dhëne më PPP. Nga maji deri në tetor Butrinti mirëpret nga 200 deri në 2000 vizitorë në ditë, me një biletë që kushton 1000 lek duke e kthyer atë në një makineri parash. /abcnews.al/