Forcat ruse kanë qëlluar me raketa një rafineri nafte në qytetin industrial Kremenchuk në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar kapacitetin e saj të prodhimit dhe rezervuarët e karburantit, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC.
Ajo tha gjithashtu se forcat e saj rrëzuan një avion ukrainas Su-27 në rajonin e Kharkiv. Kjo vjen pasi Ukraina tha se forcat e saj kanë rimarrë kontrollin e fshatrave në veri dhe veri-lindje të Kharkiv.
Ushtria ruse sulmoi gjithashtu një seli humanitare në qytetin Dergachiv, ku dy persona humbën jetën dhe 4 mbetën të plagosur. Një raketë ruse goditi gjithashtu territorin e aeroportit të Kharkiv, dhe granatimet u kryen në rajonin Saltivka, duke plagosur tre persona, tha guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleg Sinegubov.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
/abcnews.al